18.11.2019 - 12:19
SHCBA nis verifikimet për disa punonjës policie pasi dyshohet se kanë dekonspiruar aksionin për arrestimin e ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut.
Policia shkoi të ekzekutonte urdhër-arrestin por Kajmaku nuk u gjet në shtëpi.
Policia e Tiranës e kishte marrë kërkesën për arrestimin më datën 9 nëntor.
Prej gati 10 ditësh ushtrohen kontrolle edhe në banesat e tek disa të afërm të Kajmakut por deri tani pa rezultat.