27.11.2019 - 15:32
Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli pa nga afër situatën në Thumanë, një ditë pas tërmetit prej 6.4 ballë, ku shkaktoi disa të vdekur dhe qindra të plagosur.
Në Thumanë ndodhen emergjencat civile të ardhur nga Kosova, të cilët po punojnë për të nxjerrë personat që ndodhen ende nën rrënoja.
Gjatë vizitës në Durrës, Pacolli, u takua dhe me kryeministrin Rama, prej ku shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë në kalimin e kësaj situate.
Kujtojmë se edhe mbrëmjen e djeshme, Pacolli dhe Presidenti Meta ishin në Thumanë, ku takuan ekipet e shpëtimit të ardhur nga Kosova.