MENU
klinika

"E nisa ditën sot me grupin…"

Paralajmëron Rama: Brenda nëntorit nis furtuna

09.11.2019 - 11:54

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se brenda muajit nëntor do të fillojë “furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK”.

“Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava. Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër.

Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK Tani për Ohër ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale”, shkruan Rama.