MENU
klinika

Tifozët e Napolit

“Paratë e gjobave, për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri”

27.11.2019 - 14:26

Dje dhe sot shumë klube futbolli, përfshi edhe ato italiane, janë solidarizuar apo kanë marrë nisma konkrete për të prekurit nga tërmeti që tronditi vendin tonë të martën në mëngjes.

Milan, Pescara, Napoli dhe Lazio menjëherë u solidarizuan, madje klubi roman hapi llogari bankare për të ndihmuar familjet në Durrës dhe Thumanë.

Por një propozim konkret ka ardhur nga tifozët e Napolit, skuadër ku aktivizohet mbrojtësi shkodran Elseid Hysaj. Madje raportohet se lëkundje të lehta janë ndjerë edhe në Napoli.

napoli hysaj
napoli hysaj

Dhjetëra tifozë i kanë propozuar presidencës së Napolit që të dhurojë të ardhurat e gjobave të vendosura së fundmi ndaj lojtarëve të kaltër për familjarët e viktimave të tërmetit në Shqipëri.

Nisma po merr formë, teksa nuk mungojnë komentet pozitive, që e aprovojnë këtë nismë solidarizuese. Kujtojmë që shuma në total shkon në 2.5 milionë euro. Në këtë mënyrë edhe futbollistët mund të apelonin gjobën ndaj tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN