MENU
klinika

Për herë të drejtohet nga një grua

Parlamenti Evropian voton komisionin e ri të Von der Leyen

23.11.2019 - 09:48

Komisioni i ri Europian, drejtuar nga gjermanja, Ursula von der Leyen do të marrë besimin e deputetëve gjatë votimit të parashikuar të mërkurën në Parlament, konfirmuan sot disa zyrtarë të lartë të grupeve politike.

Mbështetet nga tre grupe të mëdha të Parlamentit, Partia Popullore Europiane (PPE, e djathta pro-europiane – 182 deputetë), Socialistët (154), dhe liberalët e qendrës së Renew Europe (108).

“Von der Leyen do të marrë shumicën, por kjo do të ndodhë pa ne”, deklaroi bashkëpresidenti i grupit të të Gjelbërve, Philippe Lamberts.

Në parim, ajo mund të marrë 444 vota, por shumë përfaqësues të zgjedhur nga tre grupet nuk votuan në favor për zgjedhjen e saj në korrik. Asaj i duheshin të paktën 374 vota, por mori 383, vetëm 9 vota më shumë.

“Mendimi është konfirmuar nga deputetët e grupit socialist. Delegacionet e mëdha si SPD-ja gjermane, PD-ja italiane dhe PSOE spanjolle do të votojnë për inaugurimin e komisionit. Por, dyshimet mbeten tek disa delegacione si francezët dhe rumunët”, theksoi një zyrtar i grupit.

Nëse votimi do të jetë pozitiv, komisioni i ri do të fillojë punën më 1 dhjetor”, theksoi presidenti i Parlamentit, David Sassoli.

Është hera e parë që Komisioni Europian do të drejtohet nga një grua.