Partizani në volejboll për femra do të vijojë aventurën në Europë. Pavarësisht eliminimit nga Champions League, vajzat e kuqe do të vazhdojnë në Kupën CEV.
Ky është eventi i dytë ndërkombëtar më i rëndësishëm për skuadra në Europë (është edhe turneu i Challenge Cup, ku luajnë Erzeni dhe Partizani për meshkuj).
Sipas shortit, Partizani do të luajë në raundin e dytë të Kupës CEV ndaj ekipit spanjoll të Dimurol Libby La Laguna. Ndeshja e parë do të luhet më 4 dhjetor në Spanjë (ora 20:00). Një rival që konsiderohet disi i lehtë për kampionet e Shqipërisë, që do të tentojnë kualikimin.
Partizani pret të mësojë emrin e trajnerit të ri, pasi turku Nejat Sancak, i ardhur në shtator, u largua nga kjo detyrë pas eliminimit nga Champions League.