MENU
klinika

Janë pasgoditje të tërmetit të së martës

Pas lëkundjes së fortë, sizmiologu qetëson banorët

27.11.2019 - 17:45

Nuk ndalen lëkundjet e tokës në Shqipëri, duke bërë që shqiptarët të vazhdojnë të jetojnë nën panik.

Vetëm pak minuta më parë, toka ka pësuar lëkundje të tjera . Në lidhje me situatën, sizmologu  Rexhep Koçi në një lidhje drejtpërdrejt me News 24 tha se magnituda e pas-goditjes ka qenë 5.2 e jo 5.6 ballë Righter, ashtu siç u tha në fillim.

Po ashtu, sizmologu deklaroi se tronditjet e tokës janë pas-lëkundje të tërmetit të së martës.

Ky tërmet nuk ishte 5.6, po 5.2 ballë i shkallës Righter.

Ne kemi bërë vlerësim paraprak dhe del se kemi një tërmet të shkallës 5.2. Ne po përpunojmë materialin dhe nuk dimë sa ka zgjatur. Thellësia ishte 12 kilometër. Dimë se lëkundjet janë pas-goditje të tërmetit të së martës”, deklaroi sizmologu Koçi.