Prej disa muajsh, çifti shumë i përfolur i showbiz-it, Mozzik dhe Loredana Zefi, nuk janë më bashkë.
Ishte Loredana ajo që konfirmoi ndarjen në një status të gjatë në Instagram, duke treguar se ata kishin vendosur të vazhdonin jetët e tyre të ndarë.
Mirëpo, duket se gjërat mes dyshes nuk kanë shkuar siç duhet, pasi pas ndarjes kanë nisur thumbimet në rrjete sociale.
Ndërkohë që Loredana ironizon ish-in e saj nëpër postime, Mozzik publikoi këngën e tij të re “Dhelpër dinake”, e cila mendohet t’i dedikohet Loredanës.
Megjithatë, pavarësisht ndarjes së tyre jo fort paqësore, Loredana duket se ruan marrëdhënie të mira me kunatin e saj.
Këtë reperja e ka treguar me gjestin e fundit që ka bërë në videon live të Getinjos, siç mund ta shihni në foton e siguruar nga “Iconstyle.al”.
“Qëndro cool vëlla”- i shkruan Loredana, shoqëruar me një zemër të kuqe.
Me këtë mesazh për Getinjon, reperja tregoi se pavarësisht ç’bëhet mes saj dhe Mozzik, ajo vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me xhaxhain e vajzës së saj, Hanës.
Madje, duket se marrëdhënia e tyre ka mbetur po e njëjtë, pasi Loredana vazhdon t’i thërrasë reperit vëlla.