Big Mama ka kaluar një periudhë të vështirë pasi humbi të atin para pak javësh.
Këngëtarja shqiptare e dha vetë lajmin e trishtë përmes një njoftimi në Instagram, ku lajmëronte miqtë për ceremoninë e varrimit.
Por tashmë ditët kalojnë dhe ndonëse e merr malli për të atin, Big Mama shprehet se ai do të jetë gjithnjë engjëlli i saj mbrojtës.
Ajo ka nisur punën dhe aktualisht ndodhet në Turqi ku po pushon për pak ditë para se të niset me grupin e xhirimeve drejt Afrikës.
“Kemi humbur në Stamboll. I rikthehem punës pas disa ditëve më të vështira të jetës sime, engjëlli im mbrojtës përherë je në mendjen dhe zemrën time Pak pauzë në Stamboll për të vazhduar fluturimin e radhës të gjatë për në Afrikë së bashku me kameramanët ”, shprehet këngëtarja.
Big Mama, e cila duket mjaft elegante, ka vetëm pak kohë që i ishte rikthyer muzikës duke publikuar një remake të këngës “Akoma të du” nga Bertan Asllani.