MENU
klinika

Ja masakrat terroriste serbe në trevat shqiptare…

Përdhunuan vajzat dhe gratë në sy të burrave dhe prindërve të tyre

02.11.2019 - 07:28

Serbët gjatë fushatës ushtarake nëpër Shqipëri, mundoheshin me të gjitha mënyrat të fshihnin barbarizmat, që bënin në popullin shqiptar.

Korespndentët e gazetave të Beogradit ishin të porositurqë të mos publikonin të vërtetat për këto barbarizma, po vetëm të shkruanin për operacione paqësore, për patriotiëm, heroizëm, se po “.lirojnë shqiptarët nga turqit” etj.

Ndërsa gazetarët e huaj ndaloheshin të shkonin në vendngjarje të bënin shkrime për masakrat etj. Të dhënat merreshin me shumë vështirësi dhe shumë masakrime nuk janë të ditura.

Në rrethinat e Prishtinës vetëm gjatë tri javëve të para, 18 tetor – 12 nëntor 1912, nga terrori masiv u zhdukën 5000 shqiptarë.

Në rrethinat e Ferizajt, serbët, u premtuan të arratisurve shqiptarë që të kthehen se jan të falur, pasataj i vranë të 1200 vetët.

Po kështu në Prizren u vranë rrreth 5000 shqiptarë të tjerë myslimanë. “Në Lumë janë parë skenat nga më të frikshme, krimet më mizore. Gra, fëmijë pa ekzagjërimin më të vogël, janë zhytur në kashtë e janë djegur të gjallë përpara syve të baballarëve të tyre…Gra shtatëzëna janë shpërthyer në mes në mënyrën më të llahtarshme të mundshme dhe fëmijët e palindur janë ngritur përpjetë me bajoneta.

E tëra kjo duket e pabesushme, por është e vërtetë. 400 burra nga kjo krahinë u dorëzuan vetë, sipas premtimeve të serbëve se do t’i falnin, por kur i çuan në Prizren i vranë për 40-60 për tri ditë.

Një ushtarak serb shkruan se: “Pranë urës së Vezirit mbi lumin Drin hasëm rojen tonë ku po rrinte pranë 14 varrezave të ushtarëve serbë dhe për çdo varr kishte nga një kokë të prerë burri shqiptarë. Roja tha se reparti serb u kërkoi bukë burrave të fshatit pranë, e pasi u morën ushqimet që i sollën zunë 14 vetë dhe u prenë kokat e i vunë te këmbët e të vrarëve serbë”.

Në afërsi të Shkupit u therën si berra rreth 2000 shqiptarë të paarmatosur. Në Gjakovë dogjën të gjallë 72 veta të mbyllur në një shtqpi, po kështu u prishën me dinamit fshatrat Fshaj e Uiz në Gjakovë.

Gazeta e Romës “Messarego” shkruan një numër masakrash të tmerrshme të kryera prej serbëve në Vilajetin e Kosovës. “Qytetet të tilla si Ferizaj, Lipjan, Babush janë shkatërruar krejtësisht dhe shumica e burrave të tyre janë vrarë. Serbët përdornin zakonin e bukur shqiptar të besës dhe u jepnin besën se nuk u bëjnë gjë pastaj, sapo i grumbullojnë i pushkatojnë të gjithë. Shpëtuan vetëm ata që nuk vajtën e që u fshehën. Nëpër shtëpitë e boshatisura u vendosën familje serbe.

Gazeta “Hymanite” e Parisit botoi njoftimin e ambasadorit në Selanik se si veprojnë barbarisht serbët, duke masakruar, shkatërruar e plaçkitur shqiptarët në Maqedoni, ai për më tepër shton se e gjithë popullsia myslimane po theret.

Një korespondent tjetër nga Shkupi shkruan për gazetën “Reichsepost”. “Kam parë me sytë e mi të organizonin lojra gjahu kundër shqiptarëve nga bandat e armatosura serbe e nga trupat e rregullta.

Për tri netë me rradhë, sytë e mi kanë parë qiellin të skuqej nga flakët e fshatrave që digjeshin. Banorët e tyre u vranë pa asnjë përjshtim. Nga ana e prapme e kalasë së Shkupit është një humnerë, ku këto ditë ai është mbushur plot me kufoma shqiptarësh. Në një humnerë tjetër në Vistola afër Shkupit u gjetën 80 shqiptarë të lidhur e të vrarë.

Në Tetovë u vranë 35 burra shqiptarë nëpër shtëpitë e veta, pa asnjë arsye. Krime të tmerrshme janë bërë mbi vajza e gra, sidoms, mbi vajza 12-15 vjeçare. Tmerret kanë arrit deri aty a kanë përdhunuar vajzat apo gratë në sy të burrave apo prindërve, duke ua mbajtur grykën e armës te koka.

Në Gjilan tërë popullata u çfaros me plumba. Të vetmit shqiptarë. Që shpëtuan ishin ata që ikën. Në Prishtinë disa oficerë turq hapën zjarr mbi trupat serbe pikërisht kur shqiptarët po merreshin vesh për një armëpushim me serbët.

Qëllimi i oficerëve turq qe i qartë: të sabotonin marrëveshjen dhe ia arritën qëllimit. Serbët këtu vranë 5000 shqiptarë. Ky veprim pati pasoja të rënda dhe u bë shkak i asgjesimit të qindra familjeve shqiptare, duke masakruar edhe fëmijët e djepit.

  • Biblografia

Sh. Braha: “Gjenocidi…”

Gazeta Atdheu 18.1.1913

Gazeta “Daily Cronikle” 12 nëntor 1912

Leo Freudlich, vep cit f. 49

Gazeta “Përlindja e Shqipërisë” Nr. 14 dt 14/27 shtator 1913

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen