MENU
klinika

E ironizon keq...

Lëndë narkotike në emision, Roza ka një mesazh për analistin

25.11.2019 - 19:19

Disa muaj më parë, u komentua shumë në media sherri mes Roza Latit dhe analistit Ilir Yezeiri. Ky i fundit bëri një artikull ku kritikonte veprimin e Roza Latit dhe Baby G në emisionin “Why not” teksa drodhën në mënyrë hipotetike një cigare hashash.

“Nuk kam ndërmend të shpjegoj për këtë dy vajza mendjelehta dhe pa integritet se çfarë është kultura dhe edukimi dhe se si përmes artit dhe kulturës njerëzit më së shumti argëtohen, por edhe edukohen me ndjenja të thella. Nuk është ky qëllimi i këtij reagimi. E kam fjalën tjetërkund.”, kishte shkruar ndër të tjera gazetari.

Atë kohë, Roza reagoi menjëherë, duke thënë se nuk po dridhte cigare marijuana. Por së fundmi, Roza e ka ftuar prapë Baby G në emission dhe këtë rradhë ato shihen duke gatuar.

“Meqe vjet na akuzoi Ilir Yzeiri dhe na ofendoi publikisht, sot ne do i tregojne Yzeirit QE JEMI BERE GOCA TE MIRA! Kemi lene barin, kemi filluar miellin”, ka shkruar Roza përbri këtyre fotove.

"Çdo dalje timen ja dedikoj ëngjëllit tim"

Humbi babain/ Moderatorja bën deklaratën e ndjerë

Veprimi i ish-banores së “BBV” i tha të gjitha!

Heidi Baçi konfirmon ndarjen nga Romeo Veshaj!

“Përpjekje për të vërtetën”

Gazetari Bledi Strakosha fiton gjyqin ndaj RTSH-së