MENU
klinika

Premier League, Java 11

Përmbysin Liverpool e City, ngec Arsenal

02.11.2019 - 18:17

Fitore të vuajtura nga kryesuesit, por që mbajnë pozitat ashtu sin ë javët paraardhëse. Manchester City ka marrë një fitore 2-1 ndaj Southampton, pasi ka qenë në disavantazh për shumicën e kohës në Etihad.

Ishte Ward-Prowse ai që zhbllokoi rezultatin në favor të miqve që vetëm një javë më parë janë mposhtur 9-0 nga Leicester. Ata kanë punuar shumë në mbrojtje duke ua vështirësuar shumë punën kampionëve në fuqi.

Gjithsesi, Aguero ka barazuar rezultatin përpara se Kylo Walker t’i jepte toren ekipit të tij në minutat e fundit të takimit. Tri pikë të arta për City-n.

Aston Villa u duk sikur do t’i shkaktonte humbjen e parë të sezonit skuadrës së Liverpool, por skuadra e Klopp ka përmbysur gjithçka në fund të takimit duke fituar 2-1.

Pas golit të Trezeguet në minutën e 21’ të takimit, vendasit blinduan portën e tyre nga sulmet e shumta të The Reds. Megjithatë, mundësitë e shënimit nuk munguan, po ashtu edhe disa vendime të arbitrit janë kontestuar nga miqtë.

Në fund të takimit ishte Andy Robertson ishte ai që ka rifutur në lojë ekipin e tij. Dhe në kohën shtesë Sadio Mane ka shënuar golin e fitores, një triumf i madh që nuk lejon City-n të afrohet.

Arsenal nuk ka bindur sërish në Emirates. Skuadra e Emery ka barazuar 1-1 me Wolves. Ishin vendasit ata që shënuan golin e avantazhit me Pierre-Emerick Aubameyang, por Wolves janë kundërpërgjigjur me Jimenez në pjesën e dytë. Ky ishte barazimi i pestë i Topçinjve.

Në ndeshjet e tjera West Ham është mposhtur 3-2 brenda nga Newcastle, që shkëlqeu sidomos në pjesën e parë. Sheffield ka mposhtur 3-0 Burnley në shtëpi, falë një Lundrsram në formë fantastike. Brighton ka fituar 2-0 ndaj Norwich.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN