MENU
klinika

Botohet lista përfundimtare e kandidatëve

Përplasja për Kushtetuesen, KED “sfidon” Metën

09.11.2019 - 19:15

Në limetet e afatit për të zgjedhur anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vetëm dy ditë më parë, refuzoi të ndërmarrë këtë hap.

Për këtë, Ilir Meta i dërgoi dhe një letër sqaruese Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në letrën sqaruese drejtuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Kreu i Shtetit theksoi se është radha e Parlamentit të zgjedhë anëtarin tjetër dhe vetëm më pas i takon institucionit të Presidentit të bëjë përzgjedhjen e tij, sipas parashikimeve ligjore.

Por duket se KED ka zgjedhur të mos marrë në konsideratë letrën e kreu të shtetit, i cili “topin” e pasoi tek institucioni i Parlamentit.

Mësohet se është botuar në fletoren zyrtare lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shpallur të parën në listë këshilltaren ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsin, e cila është vlerësuar me 89.642 pikë, ndërsa më pas lista vijon me Fiona Papajorgji me 88.785 pikë, Elsa Toska me 85.428 pikë dhe Marsida Xhaferllari me 82.000 pikë