03.11.2019 - 19:40
Përsëri episode dhune në Këlcyrë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ndeshjen mes vendasve të Këlcyrës dhe Maliqit. Aristidh Coli i Këlcyrës ka goditur me grusht, duke e dëmtuar rëndë në nofull një nga lojtarët e Maliqit.
Spitali i Këlcyrës e ka dërguar menjëherë drejt Gjirokastrës pasi gjendja e futbollit ka qenë e rëndë. Sipas drejtuesve të Maliqit, gjatë gjithë ndeshjes ka pasur lojë të rëndë, sharje e shkelma, dhe sipas tyre, tashmë Këlcyra duhet që të marrë një dënim të rëndë.
Kjo është një ngjarje shumë e rëndë dhe që çdo vit përsëritet dhuna në Këlcyrë, por masat kanë qenë kalimtare, e madje kanë përfituar edhe amnisti, si fusha, zyrtarët apo dhe lojtarët!