Kanë përfunduar pjesët e para në 6 sfidat e katërta në grupe të Champions League, ku ka pasur shumë surpriza, me ekipet udhëtuese që po fitojnë.
Kështu, Lautaro Martinez ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 5’ të takimit në Dortmund-Inter. Sulmuesi argjentinas ka shënuar një gol fantastik pas një aksioni personal.
Inter ka bërë një pjesë të parë fantastike, kur në 40’ shënon edhe me Vecino dhe mbyll këtë fraksion 0-2. Me këtë rezultat, zikaltrit hedhin një hap drejt kualifikimit.
Ajax ka kaluar në avantazh në ndeshjen ndaj Chelseas. Një autogol i Abraham në 2’ dhe 0-1. Një goditje dënimi shokoi vendasit, pasi topi u devijua dhe nuk u largua nga askush dhe nga 30 metra përfundoi në portë. Kepa nuk reagoi si duhet!
Chelsea ka reaguar menjëherë, duke barazuar rezultatin. Ekipi vendas shënoi me penalltinë e Jorginhos për 1-1. Pulisic fitoi faullin brenda zone dhe braziliani nuk gaboi.
Por Ajax nuk stepet dhe shënon golin e dytë me Promes në 20’. Holandezët shtangin sërish në 35;, kur portieri Kepa shënon në portën e tij në 35’.
Napoli-Salzburg, ndeshje e vlefshme për javën e katërt të Champions League, është zhbllokuar në minutën e 11-të. Autori i golit ka qenë zbulimi i këtij sezoni, 19-vjeçari Haaland, i cili është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë, vendasit kanë barazuar në fundin e pjesës së parë.
Liverpool kaloi i pari në avantazh ndaj Genk. “Redsat” shënuan me anë të Wijnaldum në minutën e 14′. Një aksion i mirë i vendasve me Keita, Origi dhe Milner gjeti mjaft mirë Wijnaldumin në zonë që shënoi për 1-0. Por në fundin e pjesës së parë belgët surprizojnë dhe barazojnë 1-1.
Rezultat surprizë edhe në Valencia, teksa po humb 0-1 me francezët e Lille. Duket se kjo do të jetë nata e madha e surprizave, të paktën në 45 minutat e para janë dhënë rezultate që nuk priteshin.