MENU
klinika

Sulmet ndaj anëtares së Kushtetueses

“Po mbron palaçollëkun e Dvoranit”, Petrit Vasili akuzon Fatmir Xhafajn

17.11.2019 - 18:29

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i është përgjigjur deklaratave të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, i cili kritikoi sot anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

Xhafaj tha se ajo nuk ka respektuar vendimet e KED-së për anëtaret e rinj të Kushtetueses.

Me një postim në faqen zyrtare në  “Facebook”,  Petrit Vasili thekson se Fatmir Xhafaj po tenton të mbrojë palaçollëkun e kreut të KED-së, Ardian Dvoranin, i cili sipas tij ka shkelur kushtetutën dhe ka tentuar të kapë Gjykatën Kushtetuese për ta vënë më pas atë totalisht në shërbim të “Rilindjes”.

Postimi i Vasilit:

Katica politike,qe mbron Katicen e KED dhe betimin te Bregu i Lanes! Sot Katica politike e reformes ne drejtesi Fatmir Xhafaj po guxon te mbroje palacollekun e Katices Dvorani Kryetar i KED, qe shkeli e dhunoi Kushtetuten e Ligjin per ti sherbyer kapjes se Gjykated Kushtetuese nga rilindja dhe per ta kthyer drejtesine ne pronen kriminale te saj.

Sot Katica politike guxon te shantazhoje edhe anetaret e KED ne mbrojtje te Katices Dvorani te KED. Mashtrimi publik arriti deri aty sa Katica politike te genjeje edhe per vendime te KED, qe nuk jane marre kurre si dhe per vendime qe KED e ka te pamundur me ligj qe ti marre dhe te shpalle fitues.

KED ka marre vendim vetem, qe vendimet e saj te publikohen ne faqen e Gjykates se Larte dhe kjo eshte e zeza mbi te bardhe e nuk e luan topi. Katica Dvorani dhe Katicat e tjera thjesht shnderruan Gazeten Zyrtare ne Landfill Zyrtar gje te cilin mbron sot Katica politike Xhafaj. Mbi Katicen Dvorani bie e gjithe pergjegjesia individuale penale per kete veprim dhe te shume te tjera ne funksion te rolit te tij ne puçin kushtetues duke filluar nga loja kriminale me dergimin e listave,manipulimin e vleresimit te kandidateve etj etj ndaj edhe do te pergjigjet deri ne nje.

Katica politike Xhafaj, qe ben presion gjoja ne emer te reformes duke permendur vecanerisht partneret amerikane,eshte dita sot qe ti kujtojme se SHBA eshte simboli i drejtesise pavarur,te pakapur dhe te pashantazhuar. Katica politike nuk mund te shperdoroje e keqperdore dot më SHBA dhe ate qe ato simbolizojne, si alibi per te kapur drejtesine dhe Gjykaten Kushtetuese.

Katica politike, qe bekoi zgjedhjen antikushtetuese te Arta Markut,qe vuri Ministrine e Brendeshme ne funksion te vellait trafikant,qe deklaroi 24 ore perpara vazhdimin dinjitoz te reformave dhe 24 ore me pas iku me bisht ne shale flet sot per parime e per kushtetute.

Katica politike me shoke e cuan kushtetuten ne ate derexhe qe kandidatja e vetshpallur te betohej te Bregu i Lanes. Nje notere e thjeshte u tregua shume me dinjitoze se te gjithe Katicat e kapura te marra bashke. I gjithe populli i sheh me neveri Katicat e Bregut te Lanes, qe mbrojne njera tjetren dhe kerkon vec ndeshkimin e tyre.