MENU
klinika

Euro 2020

“Poker” i Gjermanisë, Kroacia kualifikohet me përmbysje

16.11.2019 - 22:51

Kualifikohen edhe 4 ekipe të tjera nga mbrëmja e sotme. Gjermania fiton 4-0 me Bjellorusinë, duke marrë edhe vendin e parë në grup. Një fitore e lehtë për pancerat.

Gjermania e shënoi golin e parë në 41’ dhe cfarë goli! Ginter me dhembër realizon një gol për kartolinë. Me kaq është mbyllur pjesa e parë. Në të dytën është Goretza që dyfishon në 49’.

Për të vulosur fitoren ka menduar kapiteni Toni Kroos, që realizon dopietë personale, në 55’ dhe 83’. Bjellorusët kanë humbur një penallti  në77’. Ky sukses bën që Gjermania të zërë vendin e parë në grup.

Irlandë e Veriut-Holandë përfundon në barazim pa gola. Një rezultat që kualifikon Holandën në Europian, por humbasin kreun.  Irlanda e Veriut pak bëri për ta merituar fitoren e për të shpresuar.

Kroacia ka vuajtur jo pak ndaj Slovakisë, pavarësisht se në pamje të parë fitorja 3-1 duket e lehtë. Miqtë realizuan në pjesën e parë dhe 0-1 u mbyll ky fraksion.

Në pjesën e dytë, për 4 minuta, Kroacia përmbys gjithcka. Vlasic në 56’ dhe Petkovic në 60’ kanë kthyer humorin te tifozët kroatë. Më pas Sllovaki mbetet me 10 lojtarë dhe Perisic shënon edhe të tretin. Kjo fitore kualifikon Kroacinë në Europian.

Në Grupin G, Polonia, që e kishte siguruar kualifikimin, fiton 2-1 në Izrael. Ndërsa vendin e dytë e merr Austria, që fiton po 2-1 ndaj Maqedonisë së Veriut. Ndeshjet e fundit të këtij grupi luhen për statistikë.