MENU
klinika

"Lutemi për të prekurit e tërmetit..."

Pompeo nuk harron Ditën e Pavarësisë, një mesazh për shqiptarët

28.11.2019 - 16:13

Sekretari Amerikan i Shtetit Michael Pompeo ka dërguar një mesazh për Shqipërinë dhe shqiptarët me rastin e 28 nëntorit, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Pomepo në mesazhin e tij thotë se populli amerikan ndodhet pranë popullit shqiptar në këto ditë tragjedie nga tërmeti.

Po ashtu, Pompeo thekson se SHBA mbështet integrimin e mëtejshëm europian të Shqipërisë dhe reformat që ajo po ndjek drejt zhvillimit.

Deklarata e plotë:

 ??️ | Deklaratë e Sekretarit të Shtetit Michael R. Pompeo në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Ndërsa Shqipëria përkujton solemnisht Ditën e saj të Pavarësisë, ne përcjellim ngushëllimet tona më të thella për ata që humbën jetën në tërmetin e kësaj jave. Sot, lutjet tona shkojnë për familjet e tyre, si dhe për njerëzit e plagosur. Në emër të popullit amerikan, ne ju urojmë shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Edhe tani, ashtu si në kohë të tjera të vështira, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të miqve tanë në Shqipëri.

Prej rënies së komunizmit tridhjetë vjet më parë, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një partneritet gjithnjë e më të fortë. Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian dhe përgëzojnë vendosmërinë e Shqipërisë në arritjen e këtij qëllimi. Ne përshëndesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të zbatuar reformat e nevojshme, përfshirë reformat që synojnë forcimin e një sistemi drejtësie të pavarur. Ne vlerësojmë thellësisht kontributet pozitive të Shqipërisë në koalicionin e NATO-s dhe mirëpresim udhëheqjen e Shqipërisë si Presidente e OSBE-së për vitin 2020.

Miqësia midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë qëndron si një shtyllë e qëndrueshme paqeje dhe stabiliteti, dhe ne mirëpresim akoma edhe më shumë vite miqësie dhe bashkëpunimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të bashkuar deri në rikthim të normalitetit"

“Kjo ditë na gjeti në zi”/ Meta: Të nderojmë Flamurin Kombëtar