Portugalia thuajse kualifikohet në Europian. Luzitanët kanë shpartalluar Lituaninë me rezultatin tenistik 6-0 në Estadio Algarve. Kampionët në fuqi të Europës kanë shfaqur një formë fantastike.
Cristiano Ronaldo ka luajtur për 90 minuta, megjithëse te Juventusi pretendojnë se është i dëmtuar. Legjenda e Portugalisë ka shënuar një tripletë spektakolare, duke vajtur në kuotën e 98 golave me përfaqësuesen. Golat e tjerë janë shënuar nga Pacienca, Pizzi dhe Bernardo Silva.
Ronaldo ndodhet 11 gola larg rekordit sa u takon golave me ekipin kombëtare. Rekordin e mban Ali Daei i Iranit, që ka shënuar 109 gola në total. Në ndeshjen e fundit ndaj Luksemburgut, CR7 ka mundësi të shënojë të tjerë gola.
Serbia ka fitua 3-2 me Luksemburgun dhe ndodhet vetëm 1 pikë larg, megjithatë pa shpresa ka që Portugalia të gabojë në ndeshjen e fundit pas 3 ditësh.