MENU
klinika

Në fillim Besa, tani edhe Luana

Pra, sipas vajzave të famshme, ky është trendi i ri i modës

17.11.2019 - 22:15

Trendet e veshjeve së pari kalojnë tek personazhet e njohur e më pas tek të gjithë personat e tjerë. Nëse duam të mësojmë cili është trendi më i fundit mjafton të shikojmë disa prej fotove të personazheve VIP.

Së fundmi me siguri të gjithëve ju ka tërhequr vëmendjen një veshje që ngjan si pantallona të ndërthurura me fustan.

Kur e dëgjon mund të duket disi e çuditshme, por Besa Kokëdhima dhe Luana Vjollca na kanë vërtetuar se mund të duken vërtetë bukur.

Në prezantimin e saj në ‘Kënga Magjike’ Besa u shfaq e veshur me një lloj ‘jumpsuit’ të bardhë që në një pjesë ishte si pantallonë, ndërsa në këmbën tjetër vinte i hapur në formën e një fustani.

Pak a shumë me të njëjtën veshje e pamë edhe Luanën mbrëmjen e djeshme në emisionin e saj ‘Shiko kush luan’. Moderatorja kishte zgjedhur ngjyrën e bardhë njësoj si Besa.

Mbase kjo po na tregon se pantallonat gjysmë fustan mund të jenë trendi më i fundit i veshjeve.

Një veshje e tillë nuk mund të vishet në përditshmëri, por nëse shfaqeni me të në një festë me siguri do të arrini të rrëmbeni vëmendjen e të gjithëve