Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thirrur kreun e opozitës tashmë të dalë nga institucionet, ish-presidentët dhe një grup faktorësh të shoqërisë civile për të diskutuar për atë që ai e quan “rrezik kombëtar”.
Tryeza e kreut të shtetit, institucionalisht duhet të funksionojë pikërisht për të shërbyer si një mexhlis i mendjeve të ftohta për të prodhuar zgjidhje ndaj krizave dhe jo shkëndija për zjarr. Por meqë nesër meta do të ketë një ditë të ngjeshur me takime të rëndësishme le të kujtojmë disa nga precedentët që Presidentët e Republikës në vite kanë përdorur për zgjidhjen e krizave.
Ramiz Alia ishte lider i PPSH-së në vitin 1990 kur dekretoi pluralizmin politik. Njëkohësisht ai ishte edhe kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, një kryetar shteti kolegjal në letra por që realisht kishte më shumë pushtet. Dy muaj pas shpalljes së pluralizmit, Alia dekretoi ngritjen e një Këshilli Presidencial me akademikë dhe intelektualë, duke shkrirë presidumin e vjetër me personazhe politike të Byrosë Politike.
Partia Demokratike e kishte Ramiz Alinë kundërshtar, madje në seancën parlamentare të prillit të vitit 1991 jo thjesht nuk votoi por e kundërshtoi fuqishëm, duke prlajmëruar shkarkimin e tij. Ramiz alia u largua jo vetëm de jure por edhe de fakte nga largimi i partisë së tij që më pas u drejtua nga Fatos Nano dhe një grup pedagogësh që u distacuan realisht prej tij.
Ramiz Alia, në krizën e parë që erdhi si pasojë e grevës së qershorit, dekretoi largimin e qeverisë së Fatos Nanos, dhe së bashku me opozitën që e thirri në bisedime prodhoi një kabinet të përbashkët PS-PD. Kur Sali Berisha vendosi largimin ng qeveria e koalicionit, Alia u përpoq ta shpëtoi por kur pa që nuk mundej thirri zgjedhjet e parakohshme. Pasi PD fitoi në mënyrë plebishitare më 22 mars 1991 dha dorëheqjen, duke e ditur siç dhe ndodhi që edhe mund të burgosej. Nga votimet e pa që nuk përfaqësonte unitetin e popullit që votoi kundër partisë së tij.
Në vitin 1992 President u zgjodh Sali Berisha, udhëheqësi i Partisë Demokratike. Berisha edhe pse u largua nga kreu i PD-së de jure, mbeti anëtar kryesie dhe de fakto ishte lideri i saj, madje duke imponuar edhe në qeverisje.
Në kohën ku vendi hyri në krizë në vitin 1996, Sali Berisha imponoi një zgjidhje pa opozitën, pra duke mos akorduar një rrugë të mesme, duke u përplasur hapur edhe me SHBA, BE dhe OSBE-në. Kjo manovër e coi vendin në përplasje dhe Sali Berisha në marsin e vitit 1997 së bashku me opozitën prodhoi një zgjidhje që parashikonte zgjedhje të parakohshme që do bëheshin nga një qeveri kolicioni ku kryeministrin do ta zgjidhte opozita.
Në vitin 1997 Rexhep Meidani, u zgjodh President i Republikës. Ishte lider politik i socialistëve por u largua jo thjesht de jure por edhe de fakto po partia që e zgjodhi. Megjithatë Meidani ndërmori dy akte politike që shërbyen si shfryrje të tensionit të lartë politik në vend. Pas 14 shtatorit 1991 kur opozita përkrahu madje edhe udhëhoqi një përplasje të armatosur kundër institucioneve në vend, Rexhep Meidani mbajti hapur kanalin politik dhe duhet të thuhet se përkrahu zgjidhjen e largimit të Fatos Nanos nga posti i Kryeministrit si një mundësi pasi natyrisht kishte marrë një Ok nga faktori ndërkombëtar.
Katër vjet më pas, në vitin 2002, Presidenti Rexhep Meidani, dekretoi një Prokuror të Përgjithshëm që u zgjodh nga një pjesë e mazhorancës dhe opozita parlamentare e Sali Berishës, që ishte këshilltari i tij juridik, Theodhori Sollaku.
Alfred Moisiu u zgjodh President i Republikës pas një pakti politik mes Sali Berishës dhe Fatos Nanos, pakt i cili kishte brenda kundërshtinë e një pjese të së majtës që donin të rikandidonin Rexhep Meidanin.
Alfred Moisiu ishte propozim dhe pjesë e Partisë Demokratike, pasi kishte shërbyer edhe si zv.ministër i Mbrojtjes i qeverisë së PD-së.
Gjatë presidencës së tij Moisiu, pati përplasje me Fatos Nanon, por më pas edhe me Sali Berishën. Në vitin 2007, Moisiu udhëhoqi një pakt shumë partiak politik që coi vendin në zgjedhje lokale me një marrëveshje politike që çuan edhe në shtyrjen e zgjedhjeve lokale të dekretuara prej tij. Pas një vendimi të Parlamentit që u kërkua nga vetë kreu i shtetit.
Bamir Topi ishte zgjedhje e Partisë Demokratike në krye të shtetit. Në vitin 2010 ai megjithatë tentoi të ulë në tryezë Sali Berishën e Edi Ramën në një tentativë për marrëveshje që nuk ja arriti.
Edhe Bujar Nishani mbodhi në Presidencë krerët e medhënj: Edi Rama dhe Lulzim Basha, që siç u dha në television biseduan më shumë për vëllezërit sesa për krizën politike, por gjithsesi biseduan. Në fund, Nishani firmosi një derivate të marrëveshjes politike Rama-Basha që çoi në shtyrjen e një jave të zgjedhjeve parlamentare.
Ilir Meta është votuar nga mazhoranca aktuale socialiste bashkë me LSI-në kur mori 88 vota për kryetar i shtetit. Një numër mbresëlënës që nuk i ka marrë asnjë parardhës i tij në Parlament. Por që shpejt u shndërrua në një kundërshtar i qeverisë dhe i mazhorancës, duke përkrahur opozitën, madje edhe pas veprimit për të dalë nga institucionet.
Pas ç’dekretimit të 30 qershorit, Ilir Meta u vu nën akuzë nga mazhoranca socialiste me synimin për ta shkarkuar si President i Republikës. Pas këtij akti, marrëdhëniet e dy institucioneve kryesore të shtetit janë ndarë në llogore dhe shpërndajnë breshëri simetrike duke acaruar situatën. Meta ka thirrur opozitën dhe ish-presidentët për të propozuar një zgjidhje që duket nuk do të jetë ajo që bën dhe kërkon mazhoranca, por a do të jetë një zgjidhje që do të ndalojë përplasjen….
Konica.al