MENU
klinika

"Klimë e përmirësuar investimesh"

Presidenti i BERZH-it: Shqipëria në rrugën e duhur

08.11.2019 - 11:06

Institucionet financiare ndërkombëtare vlerësuan reformat e ndërmarra nga Shqipëria për përmirësimin e klimës së biznesit në vend dhe uljen e korrupsionit.

Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH), Suma Chakrabarti, në një intervistë për mediat deklaron se Shqipëria ka arritur shumë progres nën drejtimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

“Nëse shihni reformën e gjyqësorit, ajo po bëhet më efikase, më e pavarur, gjë që është shumë e mirë. Qeverisja është më e mirë. Reforma e administratës publike sërish është diçka e mirë dhe ka më shumë shërbime online. Dhe kjo është diçka e mirë sepse ndihmojnë në uljen e korrupsionit”, deklaroi presidenti i BERZH-it, Chakrabarti.

“Nëse shohim punën që ne kemi bërë me Shqipërinë, duke nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me zotin Rama para disa vitesh, duke krijuar një Këshill Investimesh, shohim një klimë të përmirësuar investimesh, sepse këshilli ka hartuar shumë rekomandime dhe të gjitha janë zbatuar”,– vijon ai.

“Mendoj në fakt se Shqipëria me këtë qeveri është në rrugën e duhur për të përmirësuar klimën e investimeve, për të reduktuar korrupsionin dhe për t’u bërë një vend shumë më i mirë për investime të huaja, për investitorët vendas. Mendoj se qeverisja po shkon në drejtimin e duhur”, deklaron Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH), Suma Chakrabarti.