MENU
klinika

Historia e Marco Mollës

Prindërit emigruan para 25 vitesh, sot ylli i Italisë

03.11.2019 - 15:41

 

Një shqiptar po lë gjurmë në Botërorin e futbollit për grupmoshën 17-vjecare. Marco Molla është portieri që ka marrë të gjithë vëmendjen e opinionit Italian, teksa po përfaqëson ‘të kaltrit’ në Botërorin U-17, i cili po zhvillohet në Brazil.

Shqiptari ishte protagonist në ndeshjen e fundit ndaj Meksikës duke pritur një penallti. Në këtë formë, 17-vjeçari dha një kontribut të madh për Italinë që siguroi kualifikimin nga grupi.

“Gazzeta Dello Sport”, një nga të përditshmet më të mëdha italiane ka treguar se prindërit e Mollës kanë emigruar në shtetin fqinj para 25 viteve.

“Babai i tij, Besniku, sipërmarrës, ka ardhur në Itali 25 vite më parë nga Shqipëria, i ndjekur pak kohë edhe më pas nga gruaja e tij, Aida, e cila është shtëpiake.

Marco ka lindur në Firenze. Italian, por është ftuar edhe nga Kombëtarja e Shqipërisë U-17. Ka ndodhur në të shkuarën, por mund të ndodhë sërish në të ardhmen deri sa të mbërrijë në Kombëtaren e madhe, por zgjedhja është Italia”, – shkruan “Gazzeta Dello Sport”.

Molla rrëfen se hera e parë që ka qenë mes shtyllave të portës ishte rastësore, pasi fillimisht luante si mbrojtës.

“Kur isha fëmijë, luaja si qendërmbrojtës, por ndodhte që ekipi gjithnjë humbiste. Kështu që i thashë trajnerit të më provonte në portë”, – shprehet Molla.

Marco Molla është pjesë e të rinjve të Bologna-s, aty ku stërvitet nga një ish-portieri i famshëm si Gianluca Pagliuca. Në Botëror ra në sy gjesti ku portieri shqiptar, pas një pritje, puthi topin. Diçka që më parë e kishte bërë edhe mësuesi i tij, Pagliuca gjatë finales së Kupës së Botës në vitin 1994.

“Në ditët para Botërorit, kam sjellë në mendime edhe njëherë të gjithë rrugëtimin tim dhe tani jam shumë i përqendruar. Me Pagliauca-n kam një raport të shkëlqyer, ashtu si edhe me përgatitësin Ferro te Italia.

Por, ai ma ka treguar shumë herë atë episodin kur ka puthur topin dhe më erdhi natyrshëm ta imitoja”, – tha Molla.

Molla ka një të ardhme të madhe para tij, duke njohur cilësitë e treguara prej tij deri në këto momente. Ndërkohë, shqiptari do të jetë sërish në fushë në mesnatë, ku Italia do të luajë ndeshjen e fundit në grup ndaj Paraguajit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN