MENU
klinika

850 trajlera vetëm gjatë këtij viti

Produktet bujqësore të Fierit drejt vendeve të BE

04.11.2019 - 12:55

Rajoni jugperëndimor i Fierit, i njohur si ‘zemra’ e bujqësisë shqiptare, prodhon rreth një të tretën e perimeve në gjithë vendin dhe në total një të katërtën e të mbjellave, duke e bërë bujqësinë në këtë rajon një sektor kyç për rritjen e të ardhurave në familjet fermere, punësimin dhe ekonominë e vendit.

Adilau Kojdheli, drejtor në Drejtorinë e Ekstensionit Vlorë, bëri të ditur sot, se 850 trajlera me prodhimeve bujqësore të certifikuara, kanë dalë nga Fieri për eksport, vetëm gjatë periudhës tetor 2018 – tetor 2019.

Për ATSH, Kojdheli tha se eksporti i perimeve të freskëta, është rritur në rreth 15 mijë ton gjatë kësaj periudhe një vjetore, kundrejt 11 mijë ton që ishte, tetor 2016- tetor 2017.

Ndërkohë që qarku i Fierit, bën të ditur Kojdheli, raporton për një rritje të ndjeshme të eksporteve, të produkteve bujqësore të serës, ku kryesojnë eksportet e ekzofrutave, luleshtrydhe dhe manafera, krahas prodhimeve të tjera të fushës si lulelakër, karota, domate, speca, rrush bimë mjeksore etj.

Këtë vit harta e vendeve eksportuese është zgjerua dhe me vende të BE si Franca, Danimarka deri në Norvegji, ndërsa Çekia, Polonia, Kosova, Bullgaria mbeten shtete që po rrisin sasinë e eksporteve për këto produkte.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Kojdheli tha se vetëm për tremujorin e verës, që përkon me pikun e prodhimit, eksportet e prodhimeve bujqësore, fruta e perime u rritën me 60%, krahasuar me këtë periudhë të një viti më parë.

Për shkak të pozitës gjeografike dhe tokave me prodhimtari të lartë, Fieri prodhon mesatarisht në vit rreth 380 mijë tonë perime, që përbën rreth një të tretën e totalit të vendit, në një sipërfaqe prej 9,310 hektarë tokë. Ndërsa rritja e eksporteve në Fier, shpjegohet dhe me rritjen e prodhimit pas shtimit të sipërfaqeve me sera në këtë rreth që shkon deri në 140 hektarë.

Prodhimi i fruta perimeve në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë pesë viteve të fundit, duke përmbushur shumicën e nevojave të vendit dhe rritjen e eksporteve.

Iniciativa e qeverisë për të formalizuar sektorin duke ofruar NIPT tatimor për fermerët në këmbim të pagesës së sigurimit të detyrueshëm, rimbursimit e përfitimeve financiare nga skemat e mbështetjes, ka tërhequr fermerët që të shtojnë prodhimin e certifikuar sipas standardeve të BE-së, që po nxit eksportet.

Sipas të dhënave të INSTAT, në Fier jetojnë mbi 300 mijë banorë, ose 11% e popullsisë së vendit. Sipërfaqja e tij është 1,890 km2 me një densitet të popullsisë prej rreth 164 banorë