MENU
klinika

Reagimi i prerë i Konicës...

Cili ishte propozimi i çuditshëm në Kongresin e Lushnjës?

01.11.2019 - 07:55

      Kongresi i Lushnjes, veç të tjerash, u mblodh për të krijuar edhe një Kuvend të përkohshëm i cili do të përbëhej nga “Veteranët e Kombit” deri kur të bëheshin zgjedhjet e para elektoriale nga ku do të dilte edhe Kuvendi i mandatuar për një kohë të caktuar.

Në seancën e parë të këtij Kuvendi, siç na tregon Atë Zef Pllumi në artikullin “Ligjet e sulltanit sot në gjykatën shqiptare” të botuar në përmbledhjen “Ut Heri Decirambus”, mes të pranishëmve të tjerë ishte edhe Faik Beg Konica të cilin ai e quan burri shqiptar i njohur prej gjithkujt si prooksidental.

Në këtë seancë të pranishëm ishin përfaqësues të dy rrymave: Rryma islamike e kryesuar nga Eshref Frashëri dhe Rryma Eevropiane e Krishterë e përfaqësuar nga Luigj Gurakuqi dhe Atë Gjergj Fishta.

Përfaqësues të rrymës së parë, mes sa e sa propzimeve si ai për të bazuar ligjin shqiptar në sheriatin islam ose ai për heqjen e të drejtave të pronësisë të Kishës Katolike por duke i dhënë objekteve të saj karakterin privat nën pronësinë e një personi, të bazuar edhe në “kodin napoleonik” ose në atë të Revolucionit Francez, propozim i shtruar si kundërpërgjigje e propozimit të Gurakuqit për një ligj të bazuar në vetëdijen shqiptare, bie në sy edhe një propozim i çuditshëm:

Një nga përfaqëusesit e kësaj rryme, që në mbledhjen e parë, thotë:

Vendi ynë duhet të ketë deklarohet si “Republika Islamike e Shqipnisë”!

Menjëherë pas tij, fjalën e kërkon Faik Konica i cili me nota të thella ironike thotë:

Zotni, unë sipas dëshirës së zotnisë, propozoj që emri zyrtar i Shqipërisë duhet të jetë “Arrnautistan”!

E që pas asaj here, Faik Konica nuk mori asnjëherë tjetër pjesë në këto mbledhje ku shumica e pjesëmarrësve ishin proturq.