MENU
klinika

Sulmuesi shqiptar

Prurja e re e Kombëtares shënon gol në Skoci

23.11.2019 - 18:39

Nuk arriti të debutonte për dy arsye në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares shqiptare. Së pari, nga një dëmtim, së dyti, FIFA ende nuk ka dhënë dritën jeshile për të.

Megjithatë, asnjë nuk mund të vërë në dyshim talentin e Florian Kamberit, që sot ka shënuar golin e radhës për skuadrën e tij Hibernian, në fitoren 3-1 ndaj Motherwell.

I aktivizuar si titullar, sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në munutën e 25 të ndeshjes, duke çuar rezultatin përkohësisht në 2-0, ndërsa takimi më pas u mbyll 3-1, kurse ai la fushën e lojës në minutën e 68-të.

Ishte goli i dytë në kampionat në këtë sezon për Kamberin, i cili pasi ka lënë pas dëmtimin, duket se do të ketë një rol protagonisti në këtë edicion me skudarën që lufton për të hyrë në Europa League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kamberi tregon pse zgjodhi Shqipërinë

“Jemi një komb, i përçarë në disa shtete”