MENU
klinika

Çfarë thonë ekspertët...

Pse aeroplanët kanë kryesisht ngjyrë të bardhë?

15.11.2019 - 17:50

Çdo kompani avionësh ka logon edhe emrin e saj në trupin apo bishtin e aeroplanit, por shumica prej tyre janë me ngjyrë të bardhë.

Mund të mos ju ketë shkuar në mendje kjo gjë, pasi më shumë jeni shqetësuar për udhëtimin apo çmimin e biletës.

Ngjyrat e lehta reflektojnë diellin dhe rrezatimin diellor, derisa aeroplani është duke fluturuar dhe e ndihmon që brenda kabinës të jetë më freskët.

“Është e  njëjtë sikur t’I vIni trupi krem për ruajtjen e diellit nga rrezet e forta”, ka thënë profesori John Hansman i Aeronautikës dhe Astronautikës.

Sipas ekspertëve, kompanitë që prodhojnë aeroplanët shpenzojnë 246 kilogramë bojë për të lyer një aeroplan.

E njëjta ndodh me të gjithë ne kur veshim një  bluzë me ngjyrë të zezë dhe trupi jonë do ta ndjejë më shumë nxehtësinë apo rrezet e diellit.