MENU
klinika

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

Pse erdhi Palmer dhe cili është misioni amerikan në Ballkan?

01.11.2019 - 21:05

1. I gjithë lidershipi i kaluar kosovar, duke mos përjashtuar edhe këtë në ikje, ashiqare është parë që ka vuajtur nga ksenomania!

Të udhëhequr nga ky “virtyt”, ata gjatë dy dekadave të kaluara, e sidomos pas vitit 2008 e kanë keqkuptuar rolin që e kishin në gjithë procesin e ndërtimit të kapaciteteve shtetërore, të Kosovës.

Në fakt, lidershipat e pasluftës me aktin se u sollën tejet inferior dhe vetëm brenda rrethit vicioz të kontestimeve të brendshme, na e dëshmuan se ata asnjëherë nuk e kanë pas prioritet interesin e shtetit dhe qytetarëve të saj. Por, interesat e tyre meskine; personale, klanore, grupore e partiake.

2. Tani, eskadrila amerikane Palmer&Gelner (si sponzoruese dhe arkitekte e mbikqyrjes së procesit të sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor), duhet të (ri)dëshmojë nëse Kosova e Shqipëria do mbeteten edhe më tej pika neuralgjike e angazhimit të saj në Ballkan.

Dhe a dëshiron kjo Administratë, që ca procese vitale për interesat amerikane t’i realizoj përmes “komandantave dhe institucionalistave”, apo frymës së re (që tashmë po identifikohet edhe nga ndërkombëtarë europian) me Albin Kurtin, është çështje e vlerësimit të dy (Palmer&Geller) “bulduzherave” kompetent.

Sepse, perspektiva e shtendërtimit të Kosovës, dhe sidomos procesit të rikonfigurimit të Ballkanit Perëndimor, shkaku i sigurisë dhe stabilitetit po shihet që është në një proces krize e stanjacioni. Këtë krizë dhe stanjacion e stimulojnë padyshim edhe ngecja e dialogut (lexo;negociatave) Kosovë – Serbi, s’bashku me divergjencat dhe interesat gjermano-anglezo-franceze, kundruall atyre ruso-kineze.

3. Por, këtë nxitim dhe rikthim të vëmendjes amerikane duhet parë edhe si pasojë i vendimit të BE-s për (moshapjen e negociatave) mosdhënien e sinjaleve të qarta për anëtarësim Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Si përgjigje ndaj kësaj situate, nuk është e rastësishme as “shatll diplomacia” e Z. Methju Palmer në Shkup, ku i mblodhi ambasadorët e vendeve të rajonit, për të ua shpalosur perspektivën amerikane, dhe indeferencën europiane…

Në Prishtinë për dallim na Shkupi, Palmer para studentëve foli më shumë për kërcnimet ruse, për “blerjen” e besnikërisë kineze, për sigurinē rajonale, për konkurrencën për primat në rajon nga ana e fuqive globale, por jo edhe aq ato kontinentale.

Duke folur kështu, me gjuhën e sofistikuar ai më shumë dërgoj sinjale (sidomos duke u prononcuar për raportet Kosovë- Serbi) eufemiste, se sa që shpalosi decidivisht interesat amerikane në rajon e kontinent, ku Amerikën si ish lidere globale, e presin konkurrencë e ashpër; ekonomike, ushtarake, sociale, politike, e kulturore me Kinën dhe Rusinë.