Nuk ka mungesë të artikujve kryesorë rreth CEO-ve që paguhen shuma seriozisht të larta parash.
Javën e kaluar për shembull doli në shesh se CEO i Microsoft Satya Nadella mori një rritje page prej 66%, duke e çuar kompensimin e tij total në $43 milion. Dhe këtë verë, Abigail Disney, një trashëgimtare e pasurisë së Disney, kritikoi publikisht CEO-n Bob Iger për paketën e tij të pagës prej $66 milion, e cila është 1000 herë më shumë se paga mesatare e punonjësve të Disney.
Edhe pse shumë CEO nuk kompensohen kaq bujarisht sa Nadella dhe Iger, ata marrin paga mjaft të mira.
Në vitin 2018 mesatarja e kompensimeve totale për 500 CEO të kompanive në bursen S&P u rrit me 4% në $12.3 milionë, sipas të dhënave të fundit nga Bordi i Konferencave. CEO-t në pjesën më të lartë të grupit paguheshin më shumë se $22 milion, ndërsa ata në pjesën e poshtme paguheshin përafërsisht $6 milion.
Por pse fitojnë kaq shumë? Dhe përse një CEO mund të bëjë miliona më tepër se një tjetër?
Një konsideratë kryesore që ka të bëjë me sa duhet të paguhet një CEO, është se sa kompanitë e tjera i paguajnë ata. Komitetet e kompensimit përdorin të dhëna krahasuese për pagesat e CEO-ve kundrejt grupeve të ngjashme të seleksionuara nga vetë ata, shpesh 12-20 kompani të cilat mund të jenë të madhesive dhe kompleksitetit të përafert dhe kanë modele biznesi të përaferta, sipas Robin Ferracone, CEO i Këshilltarëve Farient, një firme konsultimesh për kompensimin e ekzekutivëve.
Bordet do të marrin parasysh nëse një kandidate do të jetë CEO për herë të parë, i cili tipikisht do të paguhet në shuma që përkojnë me pjesën më të ulet të shkallës matëse.
Nëse kandidati i zgjedhur nuk pranon të marrë shpërblime në formë aksionesh tek punëdhënësi aktual, Bordi mund të ofrojë një herë kompensim shpërblim në formë pagese të një shume të caktuar për humbjen, kjo përmbi pagën dhe kompesimin normal.
Kjo është arsyeja përse kandidatët e brendshëm janë përgjithësisht më pak të shtrenjtë, pra kushtojnë më pak sesa të jashtmit. “Ata fillojnë në anën më të ulet të shtrirjes së tregut. Është nje hap i madh më lart për ta, por i vlerësuar në mënyrë të drejtë per dikë pa eksperiencë të mëparshme CEO,” tha Ferracone. Gjithashtu ata nuk marrin kompensim një pagesë të caktuar si shpërblim. Ata tashmë janë pjesë e kompanisë dhe nuk do të largohen”
Plus, Bordet të cilët kërkojnë një CEO nga jashtë kompanisë do të duan një produkt tashmë të provuar dhe kjo do t’iu kushtojë atyre më tepër sepse një CEO me eksperiencë do të dojë të paguhet mbi mesataren, tha David Sëinford, CEO i firmës për kompesimin e ekzekutivëve Pearl Meyer.
Të lidhësh pagesën me performancën.
Paketat e kompensimeve per CEO-t tipikisht përfshin pagën bazë, nje plan bonusi, dy tipe stimujsh afatgjatë, si dhe benefite dhe përfitime të tjera, tha Ferracone.
Me investitorët të cilët kërkojnë që pagesat të jenë të lidhura më tepër me performancën, një pjesë në rritje e kompensimeve të CEO-ve është në aksionet e kompanisë, kryesisht bonuset dhe planet incentive afatgjata. Për herë të parë vitin e kaluar, vlerësimi në aksione u llogarit për më se 50% të kompesimit mesatar për 500 CEO-t e kompanive nga bursa S&P, gjetje kjo nga Bordi i Konferencave.
Në rastin e Nadella i Microsoft-it, pjesa më e madhe e paketës së pages se tij prej $43 milion vjen nga shpërblesat në formën e aksioneve. E njëjta gjë është e vërtetë për Iger të Disney. Në mënyrë të ngjashme, vitin e kaluar rreth $37 milion nga paketa e pagës prej $50 milion që tashmë James Murdoch, ish-CEO i Fox i Shekullit të 21-të mori, iu dha në shperblime aksionesh, kjo sipas Bordit të Konferencave.
Por shpërblimet nëpërmjet aksioneve kanë fije të tjera të lidhura me to. Pagesat tipikisht varen tek arritja e disa objektivave nga CEO-t, të cilat janë kryesisht financiare, për shembull një objektiv fitimesh ose kthim i kapitalit të investuar. Mund edhe të ketë disa objektiva jo-financiarë, gjithashtu, si për shembull në rritjen e diversitetit midis radhëve të punonjësve ose arritjen e disa qëllimeve të sigurisë. Për shembull, Chuck Jones-it, i cili ka qenë CEO i kompanisë utilitare First Energy që nga viti 2015, i duhet të arrije objektiva sigurie dhe diversiteti në menyre që të arrijë të marre potencialin e plotë të bonusit të tij, tha Ferracone.
Shpërblimet në aksione vijnë në shije të ndryshme, duke përfshirë aksione të kufizuara dhe kapital aksionar mbi performancën. Secili ka rregullat e tij dhe kohë të caktuar për sa i përket kufizimeve dhe secili ndryshon se sa në mënyrë të drejtpërdrejtë eshte i lidhur me rendimentin.
Si shembull le të themi se Bordi dëshiron të shpërblejë CEO-n me $100,000 ne kompesim bazuar në aksione dhe kompania po vlerësohet në bursë me $100 për çdo ndarje të aksioneve. Ky ekzekutiv (CEO) mund të marrë 1000 pjesë ose ndarje të këtyre aksioneve të kufizuara një e treta e të cilave do të jetë e tij (CEO-s) çdo vit për tre vitet e ardhshme. Nëse kompania dhe si zgjatim i saj, çmimi i aksioneve ecën mirë nën mbikëqyrjen e këtij CEO, pagesa e tij nga ky lloj shpërblimi do të jetë më tepër se $100,000.
Nëse në vend të sa më siper, CEO-s i jepen 1000 ndarje të aksioneve të performancës, atij i duhet të arrijë një objektiv të dhënë të caktuar gjatë një afati kohor, për shembull një kthim mesatar të investimeve brenda tre viteve të ardhshëm, me qëllim që të marrë pagesën e tij të plotë. Nëse vetëm një pjesë e objektivave të tij arrihen, ai mund të marrë vetëm një pjesë të pagesës së tij totale, tha Sëinford.
Në secilin rast, $100,000 merret në konsideratë si pjesë e kompensimit të CEO-s vitin në të cilin shpërblehet, edhe pse ai mund të përfundojë duke marrë shumë më shumë ose më pak në varesi se ku ndodhet çmimi i ndarjes/pjesë e aksionit kur vjen koha që shpërblimi të bëhet i tij. Pra shifra e kompensimit e publikuar për një CEO në një vit të caktuar shpesh nuk eshte nje reflektim i vertete i asaj qe ai merr gjatë atij viti ose çfare do ti paguhet atij ne perfundim.
A paguan CEO-t shumë më tepër seç duhet?
Shumicës së kompanive publike tanimë iu kërkohet që t’iu sigurojnë aksionereve një votë mbi kompensimet e CEO-ve nën parime të reja të rregullatoreve. Rezultatet e votimit nuk janë detyruese, pra nuk i kërkohet Bordit të veprojë. Por ato i bëjnë Bordit të ditur se si aksionerët ndihen rreth kësaj çështje. Ky rregull ka 8 vjet që është në fuqi. Por deri tani këtë vit investitorët kanë refuzuar vetëm 2.8% të propozimeve mbi paketat e pagës, dhe kjo normë ishte ngjashmërisht po kaq e ulët vitin e kaluar, sipas David Kokell, drejtor i kërkimeve mbi kompensimet ne SHBA, për Shërbimet Institucionale të Aksionerëve.
Qysh prej kohës që ky parim i votës u vendos të jetë në efekt, pagesa e CEO-ve aktualisht është ngritur. Sidoqoftë, thote Kokell, është e mundshme të ketë ulur ngadalë rritjen e pagave të tyre. Dhe në mënyrë të qartë ka patur një impakt dramatik në përbërjen e pagesës së ekzekutivëve të lartë, duke rezultuar në zhvendosje të një shkallë të gjerë drejt mundësive për pagesë të kushtëzuar nga performanca.
Megjithëse edhe me këtë zhvendosje është e vështirë të deshifrohet se sa e mirë-rreshtuar përgjatë performancës dhe vlerave të aksionerëve është pagesa e CEO-ve. Paketat e pagesave të CEO-ve kanë shumë pjesë levizëse të cilat lëvizin me kalimin e kohës. Dhe veprime të ndryshme nga korporatat si ri-blerje pas e aksioneve, ose përdorimi i metodave të ndryshme kontable, mund të ndryshojnë po ato objektiva të cilat CEO-t duhet të arrijnë nën planet e tyre incentive të pagesës.
Ferracone vlerëson që kandidat tërheqes për pozicionin e CEO bëjnë vetë krahasime të pagave përpara se të pranojnë një pozicion. “Është një treg konkurrues. CEO-t do punojnë për kompanitë që i paguajnë ata mjaft më mirë për punën që ata kryejnë. Ata nuk ndryshojnë nga asnjë tjetër për sa i përket kësaj çështjeje.”
Dhe kur Bordet ia u rrisin rrogën CEO-ve në disa kompani, kjo mund të nxisë edhe kompani të tjera të paguajnë më shume sepse norma e grupit të tyre (CEO-ve) shkoi me lart.
Paketa pagesash tepër të larta shpesh herë nxisin kritikët të pyesin: A janë CEO-t realisht aq të vlefshem sa paratë qe ata paguhen?
“Mos e ngatërro pagesën me çfarë vlere kanë njerezit. Asnjë njeri nuk vlen në punë $20 milion, por shumë ekzekutivë kushtojnë $20 milion.” thotë Swinford.