MENU
klinika

Arsyet e presidentit amerikan

Pse Trump u duk ‘i dobët’ në takimin me Erdoganin?

17.11.2019 - 19:27

Kanë kaluar disa ditë që kur Presidenti Donald Trump priti homologun e tij turk, Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, në Shtëpinë e Bardhë, dhe unë ende po përpiqem të kuptoj pse ndodhi takimi.

Pothuajse gjithçka që Trump dhe Erdogan diskutuan në konferencën e tyre të përbashkët për shtyp të mërkurën e kaluar lidhej me “sfidat vazhdueshme” ose “aspiratat e ardhshme”.

Ndoshta do të ishte e mjaftueshme që të dy drejtuesit të shfaqnin dashurinë e tyre reciproke në ekran, por treguan edhe një herë përkeqësimin e marrëdhënieve midis aleatëve dikur të fortë.

Si Siria, ashtu edhe gjenocidi armen ishin çështje të rëndësishme dhe politikisht të spikatura për Erdogan, por për çështjet kryesore të Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, ai nuk  foli aspak.

Delegacioni turk shpresonte se do të gjente ndonjë rrugëzgjidhje në lidhje me S-400, sistemin rus të mbrojtjes ajrore që Turqia filloi të merrte në dorëzim verën e kaluar.

Duke treguar se të dy vendet kanë ende mosmarrëveshje, Trump e quajti këtë çështje “sfidë serioze”, megjithëse ai angazhoi administratën e tij për të vazhduar dialogun me Turqinë për këtë çështje.

Përveç kësaj, për shkak se nuk ka zgjidhje për problemin S-400, Turqia nuk do të pranohet në programin F-35, i cili nuk është vetëm një çështje e sigurisë kombëtare për Ankaranë, por edhe një çështje ekonomike.

Pastaj është saga e vazhdueshme e Fethullah Gulen. Erdogan nuk ishte në gjendje të bënte ndonjë përparim në ekstradimin e klerikut, të cilin e fajëson për grushtin e shtetit të dështuar në korrik 2016.

Pra, në përgjithësi, jo shumë ka ndryshuar: S-400, F-35 dhe Gulen vazhdojnë të përçajnë të dy vendet, dhe Trump aprovon pushtimin e Turqisë në Siri.

Sidoqoftë, duhet t’i jepet përparësi Erdoganit. I gjithë episodi, vizita, ngurrimi i Shtëpisë së Bardhë për të ndëshkuar Turqinë ka ngritur shumë pyetje. Pra, është e qartë se Erdogan po përfiton.

Ekzistojnë spekulime se respekti i Trumpit ndaj Erdoganit kanë të bëjnë me interesat e tij të biznesit në Turqi. Të tjerë dyshojnë se presidenti është bindur se Turqia mund ti duhet në luftën kundër Iranit. Ai gjithashtu ka një lloj dobësie për autoritarët.

Trump po përballet me një hetim dhe fushatën për rizgjedhje. Ai bëri fushatë për largimin nga Lindja e Mesme. Pushtimi i Erdoganit në Siri ka zhdukur përgjegjësitë e SHBA-së për Sirinë verilindore.

Kjo është një fitore politike për Trump, i cili deklaroi se aksioni ushtarak i Turqisë po i jepte fund të ashtuquajturave luftëra përgjithmonë.

Vetëm kjo e justifikon pritjen e ngrohtë të Erdogan në Shtëpinë e Bardhë.

Forein Policy

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…

Nga Project Syndicate

Amerika nuk është më e para…