MENU
klinika

Arrestimi i Rrajës

Rama me tone të ashpra: “Ujë të zi” prej foleve të krimit

05.11.2019 - 13:23

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka përshëndetur aksionin e sotëm të Policisë së Shtetit, e cila ka vënë në pranga Redjan Rrajën, kushëririn e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Arrestimi lidhet me atentatin e ndodhur ditën e premten kur mbetën të plagosur, prokurori i Durrësit, Ardjan Ndoja, Landi Muharremi, i njohur si i “forti” i Sukthit, si dhe Andi Maloku.

  • Postimi i Ramës:

Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit. Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së.

Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë”