MENU
klinika

"BE ka nevojë për Ballkanin, kush nuk e kupton këtë…"

Rama mesazh të qartë Macronit nga Gjeneva

08.11.2019 - 18:44

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin e Davosit për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor. Në fjalën e tij, Rama i dërgoi një mesazh të qartë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili bllokoi integrimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në BE.

Kreu i qeverisë shqiptare tha ndër të tjera se “BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa ne kemi nevojë për BE. Ata që nuk e kuptojnë këtë nuk kuptojnë mirë cfarë është në lojë apo cilat janë sfidat e sotme dhe të së ardhmes”.

“Dua të theksoj se nga sa mbaj mend për këtë iniciativë, kjo ishte mbledhja më e mahnitshme dhe e dobishme në drejtim të zgjerimit të këtij forumi. Ndihemi si një varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë busullën. Për ne ka shumë rëndësi ta dimë me saktësi. Është e qartë që nëse procesi i integrimit është karakterizuar në 5-6 vitet e fundit, ajo që ndodhi në tetor e bëri të paparashikueshme.

kolana e librave

Nuk kemi më mundësi të dimë se cfarë duhet të bëjmë për të marrë atë që kërkojmë, pasi është e qartë që natyra e vendimeve në KE është shumë më e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE. Vendet tona nuk janë gati të anëtarësohen, nëse loja e meritokracisë shndërrohet në lojë në e fajësimit.

Ne e nisëm këtë proces, se na detyruan vendet e BE, por sepse ishte ajo që i duhej popullit tonë, kombit tonë. Nuk mendoj se meqë ne e kemi më të vështirë duhet të qajmë apo të lutemi sepse në fund të fundit e bëjmë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm”, deklaroi Rama.