MENU
klinika

Kryeministri në “Air Albania Stadium”

Rama viziton stadiumin, batuta me kuqezinjtë

16.11.2019 - 19:41

Edi Rama ishte në fillimin e stërvitjes së kuqezinjve, duke shkelur bashkë me ta impiantin e ri në kryeqytet. Ai ka vizituar lojtarët në dhomat e zhveshjeve dhe më pas ka dalë në fushën e lojës i shoqëruar nga Edi Reja.

Trajneri Reja nuk i shmangu batutat: “Ka një defekt se është me Juventusin”, tha ai duke iu referuar kryeministrit, ndërsa më pas me të provuan edhe impiantin dhe akustikën e tij me vërshëllima.

“Ka marrë idenë e Juves”, – tha Hysaj që u afrua më pas. “Ky është më i bukur” – tha Rama si përgjigje, ndërsa mori më pas edhe mendimin e Strakoshës për këtë impiant.

“Tani ne stadiumin e bëmë. Të jepni shpirtin këtu. Sidomos në minutat shtesë se në shtesat na janë bërë makth”, – tha Rama, i cili nuk kurseu as Dukën: “Kjo fusha është më e mirë se e Elbasanit se e kam bërë unë, atë të Elbasanit e kë bërë ti”, i tha ai kreut të FSHF-së.