MENU
klinika

Presidenti me popullin

‘Ramaforma’/ Blushi ironizon Ballën: Të parët në inaugurimin e LanaKushtetutës

24.11.2019 - 09:41

Këshilltari i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi në një postim në rrjetet sociale ka ironizuar deklaratën e kreut të grupit socialist, Taulant Balla se parlamenti paska vendosur që t’i rrëmbejë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës.

Sipas Blushit kjo është një ide për të përshpejtuar për atë që ai e quan Ramaformë.

Ironia e Blushit shkon edhe më tej teksa thotë se pjesë në inagurimin e ‘LanaKushtetuës’ do jetë i pari presidenti, sëbashku me popullin.

  • Postimi i Tedi Blushit:

Të dashur kolegë gazetarë!

Ju kërkoj ndjesë për reagimin e vonuar pas insistimit tuaj për një koment lidhur me sihariqin që i ka dhënë mbrëmë Tao Tao mbarë vendit tonë, se Parlamenti jokushtetues, paska vendosur që t’i rrëmbejë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, të vetmit institucion plotësisht legjitim e demokratik në vend.

Kjo është një ide gjeniale për të përshpejtuar Ramaformën dhe instaluar Drejtësinë e Re të betimeve buzë Lanës, të pastër e të kulluar si vetë uji i Lanës.

Po Presidenti çdo bëjë më pyesni ju? Si mund të mos marrë pjesë në inaugurimin e LanaKushtetutës nga gjysmëparlamenti i oligarkëve, bandave dhe ambasadorëve të gishtit!

Sigurisht që atë ditë Presidenti do të jetë vetë atje, i pari, me të gjithë popullin shqiptar!