MENU
klinika

Afati deri në fund të vitit

Regjistrimi i mjeteve me kategori nën EURO 4

10.11.2019 - 15:50

Afati i regjistrimit të mjeteve, me kategori mjedisore nën EURO 4 të importuara e zhdoganuara brenda datës. 31.12.2018, sipas vendimit të Qeverisë është deri në datën 31.12.2019.

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, rikujton të gjitha subjektet se “pas kësaj date, për mjetet e përdorura, lejohet regjistrimi për herë të parë vetëm nëse përmbushin kategorinë mjedisore EURO 4 e lart, ndërsa mjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6”.

Gjithashtu DPSHTRR bën të ditur se, për të gjitha subjektet që do të regjistrojnë mjetin për efekt rishitjeje, është i mundur çregjistrimi i përkohshëm për të ndaluar pagesën e taksave.