MENU
klinika

Trajneri i Kombëtares

Reja: Franca të mund edhe me rezerva, na mungoi goli

17.11.2019 - 23:22

Trajneri Edy Reja ka folur për humbjen 0-2 me Francën, kur natyrisht ka vlerësuar kundërshtarin, por sipas tij, edhe Shqipëria mund të kishte shënuar një gold he nuk dihet se si mund të kishte përfunduar ndeshje.

“Kemi reaguar në disa momente të ndeshjes, ku mund të kishim shënuar. Në krahasim në ndeshjen me Andorrën kemi luajtur më mirë, por Franca edhe elementët rezervë i ka shumë të mirë, madje janë më të motivuar se ata që janë titullarë.

Pjesa e parë ishte e dobët, por në të dytën mendoj se na mungoi një gol, cka do ta bënte më të hapur sfidën. Personalisht do doja të kisha ardhur një vit më parë, sepse nuk mund të gjesh zgjidhje menjëherë.

E krahasoj këtë me periudhën  e De Biasit, pasi unë s’kam pasur shumë ndeshje miqësore që të eksperimentoj më parë. Jam i kënaqur në vija të përgjithshme, skuadra ka pasur rritje në këtë fushatë eliminatore.

Sot u përpoqa të bëj ndryshime në lojtarë, por jo në skemë, sepse kjo vendosje na ka dhënë qëndrueshmëri, pavarësisht rezultateve. Sa i përket rinovimit, do takohemi së shpejti me Dukën, ku do të diskutojmë shumë gjëra. Na nevojitet një strategji për të ardhmen, ndaj duhet të ulemi” deklaroi trajneri i Kombëtares, Edy Reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN