10.11.2019 - 11:16
Më 14 nëntor Shqipëria luan ndaj Andorrës dhe më 17 ndaj Francës, ndërsa në prag të këtyre ndeshjeve Edy Reja ka publikuar edhe listën me futbollistët e grumbulluar.
Ashtu siç pritej, nuk kanë munguar surprizat në listë, ku Armando Sadiku mungon sërish këtë radhë për shkak dëmtimi. Emri i ri në listë është ai i Florian Kamberit, që duket se e ka mbyllur problemin me dokumentacionin dhe vjen për herë të parë në Kombëtare.
Ndërkohë, Kumbulla është një tjetër mungesë e kuqezinjve për shkak dëmtimi, teksa është rikthyer edhe Uzuni në Kombëtare, si edhe një ftesë ka marrë edhe Taulant Seferi dhe Taulant Xhaka.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Rikthen 'veteranët' e De Biasit