Finlanda është skuadra e radhës që kualifikohet në “Euro 2020”. Pas një mungese të gjatë në evenimetet e mëdha, finlandezët rikthehen në Europian, pas fitores 3-0 ndaj Lihtenshtejnit.
Finlanda siguron vendin e dytë në Grupin J, teksa vendi i parë është prenotuar me kohë nga Italia, me 8 fitore, asnjë humbje dhe barazim. Në rast se Italia fiton sonte ndaj Bosnjës, atëherë arrin një rekord, pasi axurrët nuk kishin fituar kurrë 9 ndeshje në grup.
Po në këtë grup, fiton Greqia 1-0 në Armeni, që kap vendin e tretë, por që duhet ta mbajë me një fitore në ndeshjen e fundit ndaj Finlandës në Athinë.
Ka fituar edhe Norvegjia përballë Ishujve Faroe, në shifrat 4-0. Por Norvegjisë i duhet një mrekulli për të zënë vendin e dytë në grup, më saktë një kombinim rezultatesh të dy rivalëve, Suedi dhe Rumani, që ndeshen në orën 20:45.
Janë 11 skuadra që deri tani kanë siguruar kualikimin për Euro 2020: Franca, Turqia, Anglia, Çekia, Polonia, Ukraina, Spanja, Belgjika, Rusia, Italia dhe Finlanda.
Suedia, nëse mund Rumaninë sonte në Bukuresht, bëhet skuadra e 12-të që kualifikohet, barazimi dhe fitorja e Rumanisë lë të hapur vendin e dytë në grup, ku Spanja e ka siguruar vendin e parë.