MENU
klinika

Premier League, Java 11

Ringjallet “përralla” Leicester, presion kreut

03.11.2019 - 17:08

Leicester City është rikthyer të jetë protagonist në Premier League. Pasi u shpallën kampion në 2016, “Dhelprat” morë sot fitoren e tretë radhazi, duke mundur 2-0 në transfertë ekipin e Crystal Palace dhe ndodhen shumë afër kreut.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 57-të nga goli i Soyuncu. Një realizim i rrallë, duke parë parë se mbrojtësi 23-vjeçar është lojtari i dytë turk që shënon në Premier për Leicester pas Muzzy Izzet (33 gola mes 1996-ës dhe 2004-ës).

Dy minuta para fundit, miqtë kanë siguruar tri pikët me golin e dytë të realizuar nga Vardy, i cili kryeson tani renditjen e golashënuesve të Premier League me 10 realizime. Champions është një mision i mundshëm për Leicester.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN