Pas Superkupës së Italisë, edhe ajo e Spanjës do të luhet në Arabinë Saudite. Natyrisht, e gjitha kjo bëhet për të rritur fitimet dhe spanjollët kanë ndryshuar edhe formatin për të marrë maksimumin e mundshëm.
La Liga, përvecse ka vendosur që Superkupa e Spanjës të zhvillohet në Arabinë Saudite, ky trofe nuk do të ketë një finale si zakonsht, por do të jenë 4 skuadra që do të duelojnë për trofeun.
Shorti për ekipet gjysmënaliste do të hidhet më datë 11 nëntor dhe Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid dhe Valencia do të mësojnë kundështarët e tyre.
Kjo është hera e parë që Superkupa e Spanjës do të luhet me 4 skuadra dhe në Arabinë Saudite. Arsyeja? E thjeshtë! Paratë e sheikëve janë ata që kanë bindur klubet spanjolle. Gjysmënalet do të luhen më 8-9 janar, ndërsa finalja e madhe do të luhet të dielën më 12 janar.