MENU
klinika

Euro 2020

Ronaldo “kursehet”, Portugalia lë poshtë Serbinë

17.11.2019 - 17:07

Ashtu siç pritej, Portugalia ka fituar ndaj Luksemburgut, në shifrat 2-0, duke zënë vendin e dytë në Grupin B.

Cristiano Ronaldo ka shënuar vetëm 1 gol dhe tashmë ka arritur shifrën e 99 golave me kombëtaren e tij, vetëm 10 gola larg rekordit të Ali Daeit të Iranit, që ka shënuar më shumë se kushdo tjetër me kombëtaret.

Luzitanët kanë shënuar nga një gol për secilën pjesë loje. Në fillim ishte Fernandes në 39’ ai që realizoi, ndërsa Ronaldo vulosi fitoren në minutën e 86-të. Një sukses që kualifikon Portugalinë në Europian, edhe pse luzitanët e kishin arritur këtë si fitues të Ligës së Kombeve.

Po në këtë grup, Ukraina, që e kishte siguruar vendin e parë në grup, barazoi 2-2 në Beograd ndaj Serbisë. Ukrania kualifikohet pa humbje, ndërsa Serbia mbetet e treta.