MENU
klinika

Historia e portierit 32 vjeçar

Rrezikoi t’i prisnin këmbën, kthehet e luan sërish

12.11.2019 - 20:13

Pasioni për futbollin nganjëherë nuk shuhet kurrë, pavarësisht vështirësive që të ka sjellë jeta. I tillë është rasti i portierit bullgar të Ludogorets, Vladislav Stoyanov, i kthyer në fushë pas 2 vitesh e 8 muajsh.

Një periudhë e komplikuar gjatë së cilës i është nënshtruar tetë operacioneve në gju, që mund të kishin çuar edhe tek amputimi i gjymtyrës (prerja).

Portieri 32-vjeçar e kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit më 21 marsin e 2017-ës, ditën kur është dëmtuar. Tani, pas momentit negativ, është kthyer.

Stoyanov është kthyer në fushë me skuadrën e dytë të Ludogorets dhe pak rëndësi ka që skuadra e tij është mundur 3- 0. Ai ka luajtur 90 minuta dhe ka treguar se nuk i ka humbur reekset falë disa pritjeve të rëndësishme.

“Si ndihem? Si një 16-vjeçar. Duhet të kthehem në formë, duhet të humbas edhe 2 kile. Gjithsesi, falënderoj klubin që më ka dhënë mundësinë për t’u kthyer në formë në një moment të vështirë” – u shpreh Stoyanov.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN