MENU
klinika

Alarmante

Rritet numri i grave shtatzëna me veshka të dëmtuara

14.11.2019 - 17:55

Dëmtimi i veshkave midis grave të shtruara në spital gjatë shtatëzanisë është në rritje, dhe ato gra kanë më shumë të ngjarë të kenë komplikacione ndërsa janë në spital, zbulon një studim i ri.

Lëndimi i veshkave gjatë shtatzënisë rrit mundësinë e komplikimeve dhe vdekjes tek nënat dhe foshnjat e tyre.

Për studimin e ri, mjekët analizuan të dhëna për më shumë se 42 milion shtrime në spital gjatë shtatëzanisë që ndodhën nga 2006 deri në 2015.

Në përgjithësi, shkalla e shtrimit në spital për lëndime akute të veshkave ishte 0.08%. Por norma u rrit nga 0.04% në 2006 në 0.12% në 2015, zbuluan studiuesit.

grua shtatzene
grua shtatzene

Gratë e moshuara kishin më shumë të ngjarë se të rejat të zhvillonin dëmtim akut në veshka dhe shkalla ishte më e lartë tek gratë me ngjyrë sesa gratë e bardha. Ato me diabet kishin rrezik më të madh, me normat në rritje nga 0.36% në 2006 në 1.10% në 2015, treguan gjetjet.

Gratë me dëmtim akut të veshkave të lidhura me shtatzëninë kishin shumë më shumë gjasa të vdisnin ndërsa ishin të shtruar në spital se të tjerët – 3.98% përkundrejt 0.01%, sipas studimit të paraqitur në një takim të Shoqatës Amerikane të Nefrologjisë, në Washington.

Kërkimet e paraqitura në takime zakonisht konsiderohen paraprake derisa të publikohen zyrtarisht të rishikuara nga bashkëautorët.

“Gjetjet e studimit tonë mund të kërkojnë ndryshim në politikat mbarëkombëtare në lidhje me kujdesin obstetrik të grave dhe theksojnë nevojën e monitorimit të shëndetit të veshkave për gratë e shtruara në shtatëzënësi dhe gjatë vizitave të tyre prenatale ambulatore”, tha autori i studimit Dr. Silvi Shah, profesor ndihmës i mjekësi në Universitetin e Cincinnati.

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë