Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka përshëndetur diplomimin e studentëve në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë.
Kreu i legjislativit vlerësoi rolin që ka luajtur ky institucion për reformën në drejtësi, ndërsa tha se juristët janë rregullatorë të qytetërimit. Sipas tij, Shqipëria po krijon sot një sistem të ri që do të shpëtojë drejtësinë nga moçali i degradimit.
“Mirënjohje Fakultetit të Drejtësisë për reformën. Po e nxjerrim drejtësinë nga moçali i degradimit. Askush mbi ligjin, askush i nëpërkëmbur prej ligjit.
Juristët janë reparti i këmbësorisë i zbatimit të Kushtetutës. Koha jonë është koha e juristëve.
Juristët janë rregullatorët e qytetërimit”-tha mes tjerash.