MENU
klinika

Bashkëpunimi

FRONTEX/ Salzburgu vlerëson Shqipërinë

07.11.2019 - 20:09

Shqipëria u vlerësua pozitivisht në forumin e Salzburgut, sa i takon bashkëpunimit me FRONTEX, gjithashtu për angazhimin në luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzor dhe emigrantëve të paligjshëm.

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda bëri të ditur se u zhvillua gjatë ditës së enjte forumi i Salzburgut ku vende të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor shprehën angazhimin e tyre serioz në luftën ndaj fenomeneve si, emigrimi i paligjshëm apo trafikimi i qenieve njerëzore.

“Sot në Forumin e Salzburgut organizuar nga presidenca austriake, ku vendet e BE dhe ato të Ballkanit Perëndimor shprehën angazhimin e tyre për përpjekje të përbashkëta në luftën kundër migracionit të paligjshëm, kontrabandimit të migrantëve, trafikimit të qenieve njerëzore dhe forcimin e kontrollit kufitar” -, bën të ditur Voda.

“Shqipëria u vlerësua për angazhimin e saj serioz në këto fusha, por dhe për faktin se jemi vendi i vetëm në Ballkan që po implementojmë marrëveshjen me FRONTEX”-, nënvizoi Voda.