MENU
klinika

Kur është protesta e rradhës?

Sarandë/ Qytetarët: Mos ma prek Çentralin

09.11.2019 - 12:23

Për të kundërshtuar punimet që po bëhen tek plazhi i Çentralit në Sarandë, qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile po protestojnë sot.

Prej disa ditësh firma kontraktore Fusha shpk ka nisur punimet në plazh duke e sjellë atë në nivelin e shëtitores. Protestuesit kundërshtojnë hedhjen e zhavorit në plazhit historik të sarandiotëve.

kolana e librave

Ky plazh është bombarduar me inerte në vitet e fundit ndërsa kryetari i bashkisë, Adrian Gurma, sqaroi ditën e djeshme se punime aty do të shërbejnë vetëm për të ndërtuar kantierin e punime, por kjo nuk i ka bindur qytetarët të cilët janë të vendosur në mbrojtjen e plazhit.

Me thirrjet “Mos ma prek Çentralin” qytetarët kanë qëndruar për një orë përpara plazhit.

Prej ditësh kanë nisur peticionet online , kurse ditën e hënë ata kanë premtuar një tjetër protestë para Bashkisë Sarandë.