MENU
klinika

9 ide për muajin nëntor

S’dini çfarë të vishni?! Ja çfarë propozojnë ikonat e stilit

02.11.2019 - 22:18

Në çdo fillim muaji, të gjithë mendojnë si e si të duken bukur, me gjithë ndryshimet e motit. Kuptohet, pjesa më e madhe e jona sytë i kanë drejtuar nga të famshmit.

Këtu keni disa propozime nga Ashley Olsen, Alexa Chung etj. Nise nëntorin me disa ide prej tyre dhe ji e sigurt se stili i zgjedhur është ai që të përfaqëson më shumë.

Keira Knightley – një pulovër oversize dhe një palë xhinse boyfriend. Një look fundjave me shumë stil.

Emily Ratajkowski – xhaketë lëkure, pantallona me printe dhe këpucë ortopedike. Pamje luksi.

Gigi Hadid – një pamje e pastër. Me pellush të bardhë dhe fund të bardhë. Shall vishnjë për të thyer ngjyrën.

Ashley Olsen – për një mbrëmje jashtë, ky propozim është interesant. Fustan me printe, i gjatë deri në fund të këmbëve. Mos harro vathët e gjatë apo edhe aksesorë të tjerë.

Bella Hadid – xhinse me bel të lartë dhe një pulovër të bardhë të shkurtër, këpucë të hapura me lidhëse.

Alexa Chung – xhaketë lëkure, pantallona xhins të ngushta dhe ndonjë aksesor të shtuar.

Victoria Beckham – ajo në çdo stinë propozon stil. Pulovër të gjatë mbi fund të ngushtë dhe taka chunky.

Sienna Miller – pallto ne ngjyrë deveje, hedhur mbi një triko, xhinse të zeza.

Rosie Huntington – Whiteley  – nëse kërkon një look udhëtimi, ky është i duhuri. Një xhaketë femërore, xhinse të zeza të çara dhe një t-shirt.

Tani i keni disa ide! Zgjidhni stilin që ju përfaqëson juve, dhe shijojeni muajin e parafundit të vitit.