MENU
klinika

Superliga

Sebino Plaku ndal kryesuesit e Kosovës

06.11.2019 - 16:31

Java e 14-të e Superligës në Kosovë po luhet në mesjavë. Kanë përfunduar 3 ndeshje sot. Kështu, Ballkani është ndalur në barazim 1-1 ndaj Llapit.

Miqtë kaluan të parët në avantazh falë një goli të Sebino Plakut (ka luajtur më Skënderbeun, Tiranën, Dinamon, etj) në minutën e 33’. Por Arbër Patoku në minutën e 72’ shënoi golin e barazimit për Ballkanin.

Drita ka mposhtur me rezultatin 1-0 Dukagjinin, falë një goli në minutën e 90’ nga Izair Emini. Spektakël ka dhuruar ndeshja midis Drenicës dhe Trepçës, e cila është mbyllur me rezultatin 3-2.

Për vendasit shënuan Sykaj në minutën 12’, Hyseni në minutën e 52’ dhe Bardhi në minutën e 85’. Ndërsa për skuadrën nga Mitrovica, shënuan Lerat Emini dhe Albert Kaqiku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN