Janë luajtur ndeshjet e javës 13 në Bundesliga, që kanë sjellë edhe rezultate surprizë. Interesant është fakti që mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, ka gjetur rrugën e rrjetës.
Ishte goli i parë i Gjasulës në Bundesliga. Mesfushori shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në 73’, por që nuk ka shërbyer për të marrë qoftë edhe një pikë për Paderbornin e tij, që humb 2-3 me Leipzig.
Gjasula mban edhe shiritin e kapitenit te skuadra e tij. Lojtari kuqezi shfrytëzoi një passim në qendër të zonës dhe shënoi saktë. Gjithsesi, Paderborn gjendet në fund të renditjes.
Vëmendja kryesore ishte në ndeshjen Hertha Berlin-Dortmund, që përfundoi 1-2. Jurgen Klinsmann debuton me humbje në stolin e ekipit berlinez, në aventurën e tij të dytë në Bundesliga pas Bayern Munchen.
Sancho dhe Hazard shënon në harkun e dy minuta për miqtë (15’, 17’), ndërsa Darida ngushtoi në 34’. Në 45’ Hummels merr kartonin e dytë të verdhë, megjithatë, Hertha nuk arriti të përfitojë në pjesën e dytë.
Ndeshjet e tjera dhanë këto rezultate: Koln-Augsburg 1-1 dhe Hoffenheim-Dusseldorf 1-1. Provizorisht kryeson Leipzig, ndërsa Bayern Munchen-Leverkusen do të luhet në orën 18:30.