MENU
klinika

Ky ritëm do vazhdojë dhe në 2020

Shifra pozitive/ Ahmetaj: Rriten të ardhurat për frymë

16.11.2019 - 14:16

“Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, në mijë lekë ka një rritje prej 27.2% nga 2013 në 2019-n. Sigurisht që çdo njëri nga ne mund t’i referohet konvergjencës, e cila do të duhet të ishte shumë e shpejtë për t’u përputhur një ditë me mesataren e BE, gjë që është ambicie shumë e guximshme dhe do të dojë një rritje ekonomike të paktën 4.5-5% për të përgjysmuar vitet, por kjo është një shifër shumë e rëndësishme”- deklaroi kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj gjatë diskutimit në Kuvend të projekt-buxhetit për vitin 2020.

Pra, vijoi ai, në qoftë se në vitin 2013 PBB për frymë ka qenë 497.3 mijë lekë, sot në vitin 2019 është 593.4 mijë lekë.

 

“Këto janë tabela të Fondit Monetar Ndërkombëtar të rakorduara dhe me INSTAT-n. Pra, kemi një rritje të konsiderueshme për qytetarët.”

Ndërsa ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se ne kemi projektuar që edhe në vitin të rriten të ardhurat për frymë.

“Hapja e mbi 30 mijë vendeve të punës në 2020-n pritet të ketë impakt pozitiv në rritjen e të ardhurave për individë, për frymë”- deklaroi Denaj.

Efekti për të ardhurat e disponueshme për çdo banor nga hapja e mbi 30 mijë vendeve të punës, shtoi Denaj, do të rritej me 240 euro për çdo banor.